Një viç me dy koka, një mut acion shumë i rrallë gjenetik, ka lindur në Lazec, një fshat në Maqedoninë e Veriut.
Fermeri Vasko Petrovski thotë se veterinerët që ekzaminuan kafshën pasi erdhi në jetë, e cilësuan atë plotësisht funksionale.
“Herët në mëngjes lopa solli në jetë një viç të jashtëzakonshëm, me dy koka. Menjëherë thirrëm veterinerin dhe kur erdhi tha se ishte një fenomen natyror”, tha fermeri Vasko Petrovski.
Viçi ka dy kafka të ngjitura, katër sy, dy gojë dhe një palë veshë. Kur njëra gojë ushqehet me qumësht, tjetra kopjon lëvizjet në mënyrë simultane.
“Do ta mbajmë gjallë sa më shumë që të mundemi. Do bëjmë gjithçka për ta mundësuar këtë”. Megjithatë veterinerët theksojnë se ka shumë pak gjasa që viçi të jetojë për një kohë të gjatë. Rastet me deformime të tilla në strukturën e kokës, një gjendje e cila quhet policefali, janë shumë të rralla.