Lajme

Jepet lajmi i mirë edhe nga Greqia/ Ja në çfarë date hapet kufiri me Shqipërinë





Greqia vendosi hapjen e kufijve për shqiptarët duke nisur nga 28 qershori. Vendimi është marrë nga ministria e Turizmit të Greqisë, nën dritën e rekomandimeve të fundit të Këshillit Europian.

Së fundmi, Këshilli Europian përditësoi listën e vendeve të treta për të cilët duhen hequr kufizimet e udhëtimeve jo-esenciale bazuar në situatën epidemiologjike në vend, mes tyre edhe Shqipëria. Këto kufizime, sipas Këshillit duhet të hiqen gradualisht teksa kjo listë do të rishikohet çdo dy javë.

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, shkroi sot në mesditë në rrjetet sociale: “Lajm i mrekullueshëm për qytetarët shqiptarë në fillim të sezonit turistik! Këshilli i BE-së ka rekomanduar sot zyrtarisht heqjen e kufizimeve të përkohshme të udhëtimeve për qytetarët shqiptarë”.

Këshilli Europian po sot përditësoi listën e vendeve, rajoneve speciale administrative dhe enteve të tjera dhe autoriteteve territoriale për të cilat duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit

Pas një rishikimi nën rekomandimin për heqjen graduale të kufizimeve të përkohshme për udhëtimet jo-thelbësore në BE, Këshilli përditësoi listën e vendeve, rajoneve speciale administrative dhe enteve të tjera dhe autoriteteve territoriale për të cilat duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit.

Siç përcaktohet në rekomandimin e Këshillit, kjo listë do të vazhdojë të rishikohet çdo dy javë dhe, sipas rastit, të azhurnohet.





MË TË LEXUARAT

To Top