Lajme

(Video) Shëndet e të mira sjelltë për gjithë shqiptarët! Hidhen themelet e tyrbes së re në Karbunarë të Vogël në Lushnje





Hidhen themelet e tyrbes së re në Karbunarë të Vogël në Lushnje. Para nisjes së punës, siç është traditë, u bë kurban një dash.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm besimtarë të shumtë bektashinj, si dhe kryegjyshi botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

“Ka qenë ndihma e njerëzve edhe në kohën e komunizmit që është biseduar fshehtazi nga këta besimtarë të cilët kanë kërkuar ndihmë, uratë, bekim, dashurinë, vëllazërinë, paqen sepse këto vendet e mira këtë mision kanë, për t’i shkarkuar njerëzit nga energjitë negative dhe për të marrë energji pozitive. Ne i lutemi Zotit që dhe kjo teqe të jetë në funksion të këtyre njerëzve”, është shprehur kryegjyshi botëror Edmond Brahimaj.

Vendi ku u hodhën themelet e qyrbes së re prej 4 vitesh është kthyer në një zonë pelegrinazhi për besimtarësh bektashinj të Lushnjes.





MË TË LEXUARAT

To Top