Mbrëmjen e kësaj të shtune, Donald dhe Romeo ishin të ftuar në emisioni ‘Soirée’. Binjakët kanë konfirmuar që për momentin nuk janë në një lidhje dhe mesa duket po shijojnë jetën e tyre single, ata ju kanë kthyer përgjigje edhe disa prej komenteve që percjellesit kanë bërë për këngën e tyre “Margarita”.
Një ndër komentet ishte: “Bravo cuna, kur po bën këngë Luli “Përputhen”, jo më ju” Donald Veshaj në fillim u përgjigj duke pyetur se kush është Luli i “Përputhen”, ndërsa më vonë shtoi se “e sheh Përputhen”, moderuar nga Bora Zemani me të cilën ai ka patur një histori të bukur dashurie.
Pjesë nga biseda:Donald: Ke parë njeri që ka v dekur nga dashuria ti? Vuan njeriu, po e ka vuajtjen personale.
Jonida: Si e ke vuajtjen ti?
Donald: Unë shkoj te dushi ulem në gjunjë me gjithë rroba dhe hap ujin e rri gjysëm ore.
Ndërsa Romeo Veshaj shtoi: “Dua që kur të hap radion mos dalin disa materiale që kanë energjinë e “ty do të të kthehet gjithçka që më bëre, oh ne u ndamë, por ne do kthehemi një ditë”.
Jeta është e bukur shijoje, e kemi ne në dorë që të bëjmë disa gjëra me energji të mirë pse duhet t’i këndosh dhimbjes” oh do të ta kthejë Zoti që me le”, cdo ndarje është e bukur pse ti marrim gjënë e keqe githckaje?”