Alaudin Hamiti, një nga personazhet më të dashura në Shqipëri dhe Kosovë ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në “Kafe Shqeto”.
Moderatori i “NIN”, ka vendosur të largohet nga emisioni më i ndjekur duke e mbyllur rrugëtimin e tij në fund të këtij sezoni.
“’Ndrimi i natës’ është në sezonin e gjashtë dhe gjatë gjithë kësaj kohe intervistat me njerëzit më ‘IN’ të momentit nuk kanë munguar asnjëherë, por fatkeqësisht ky do të jetë dhe sezoni i fundit dhe me kaq unë do ta përmbyll, kanë mbetur dhe 3-4 javë deri në fund të sezonit të 6-të, po e konfirmoj edhe tek ju sot unë do të përmbyllet ‘Ndrimi i Natës’”- tha Hamiti.
“Nuk dua të kem më kompromise të tilla, jam ezauruar për sa i përket intervistave dhe dua ti iki këtij formati sepse ne jemi një vend i vogël dhe çfarë do që bëjmë i bie të përsëritet dhe nuk e di fare çfarë do bëj por nuk do të bëj kompromise të tilla”, deklaroi moderatori për “Kafe Shqeto”.