Lajme

Vetëm zi! Raportohet se shqiptari ka humbur jetën në Itali, po punonte kur ndodhi





Një ngjarje e rëndë është shënuar në Savignano të Italisë. Mediat e shtetit fqinj, shkruajnë se një shqiptar, ka ndërruar jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Vi ktim a është identifikuar si Zaim Qoshja, 60 vjeç. Ai dys hohet se ishte duke rregulluar një zgjatuese në shtëpinë e tij, kur ra në kontakt me korrentin.

Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, 60-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.

Mediat përtej Adriatikut, po ashtu shkruajnë se Qoshja ndodhej në Itali që prej vitit 1998. Ai kishte punuar prej vitesh në sektorin e ndërtimit, më konkretisht murator dhe ishte baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.





MË TË LEXUARAT

To Top