Olti dhe Armando kanë dalë përballë me njëri-tjetrin për shkak të përp lasjes fizike që patën në studio.
Olti donte të sqaronte se nuk është zënë për Linditën dhe theksoi se zihet vetëm për ish gruan dhe tre vajzat e tij.
Ndërsa Armando iu përgjigj duke zbuluar se çfarë do të ndodhë në përfundim të programit. Sipas tij, Olti është xheloz, por Lindita do të përfundojë me Çimin, për të cilin thotë se do të ndahet nga Stela sapo të përfundojë programi.
Olti: Dua të them një gjë, nuk jemi zënë për Linditën.
Armando: Këtu ha debat. Olti: Nuk kam arsye pse të zihem për Linditën. Zihem për ish gruan time dhe tre vajzat e mia.
Armando: Fakti që gënjen dihet që je kontradiktë për vetë prezencën tënde që vjen për vajzat dhe thua që do ish gruan.
Olti: Është normale. Por kjo nuk të jep të drejtë që të më akuzosh se jemi zënë për Linditën.
Armando: Fakti është që kjo që sapo deklarove tregon se po gënjen.
Olti: Kam kaq muaj që të them se dërr dërr. Ti më pas më shtyve karrigen.