Lajme

Nga Veliaj është marrë një tjetër vendim/ Ja çfarë do të ndodh duke nisur që nga data 1 Korrik





Bashkia e Tiranës njofton se do të rikthejë në treg abonetë e përgjithshme për të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik.

Bashkia Tiranë - Reagim i Bashkisë së Tiranës

Shitja e aboneve të përgjithshme do të nisë nga 1 korriku, pas një muaji pezullimi, që sipas bashkisë u bë me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët.

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin, pasi gjatë muajit qershor Drejtoria e Transportit e Trafikut Rrugor realizoi më shpejt në kohë procesin e mbledhjes së të dhënave për shërbimin e transportit qytetës. Ky proces do të shërbejë për kryerjen e një analize studimore, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e shërbimit për qytetarët.

Pak ditë më parë, burime nga Bashkia e Tiranës thanë se përveç urdhërit për të rikthyer abonetë e përgjithshme në treg, kryebashkiaku Erion Veliaj do të ndëshkojë me heqje të licencës edhe disa nga operatorët e transportit publik, të cilët nuk kanë respektuar standardet dhe kanë shkelur rregullat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.





MË TË LEXUARAT

To Top