Këngëtarja shqiptare Xheisara, i ka dhënë fund beqarisë në fshehtësi të plotë. Pamjet e dasmës janë publikuar nga njëra prej mikeshave që ka qenë e ftuar. Edhe pse në to nuk duket portreti i dhëndrit, në sfond mund të shihet emri i tij, Klajdi.
Xheisara shihet e veshur me një fustan elegant të bardhë dhe duket shumë e lumtur duke kërcyer në krahët e partnerit të saj.
Pak kohë më parë, Xheisara tregoi gjatë një interviste rrugëtimin e saj plot s akrifica për t’u bërë pjesë e botës së muzikës.
Për të marrë pjesë në audicionet e ‘X Factor’, asaj iu desh të udhëtonte me furgon dhe për lekët e rrugës, së ëmës i kishte thënë se i duheshin për disa projekte në shkollë.
Ajo erdhi në Tiranë pa i treguar askujt, pasi edhe vetë e ëma nuk besonte se ajo mund të këndonte dhe nuk e mbështeti.