Duke qenë se shumë vende kanë hapur tashmë kufijtë, shumë artistë po fluturojnë drejt shteteve të ndryshme për koncerte.
Më i fundit është reperi, Ledri Vula i cili kishte planifikuar të mbante një koncert në Helsinki, Finlandë.
Mirëpo, atij i është dashur ta anulojë atë. Kjo pasi reperit iu ndalua hyrja në shtetin finlandez.
Sipas “Prive.al” reperit nuk iu lejua hyrja në Finlandë sepse ai tentoi të hynte si shtetas kosovar nga Gjermania, teksa ajo ende nuk i ka hapur kufijtë me Kosovën.
Sakaq, për të udhëtuar drejt Finlandës duhet që të keni një certifikatë të vaksinimit kundër COVID-19 ose një dokument që tregon se personi është rikuperuar nga COVID-19.