Zëdhënësi i Presidentit të vendit, Tedi Blushi, ka dhënë reagimin e parë në lidhje me mungesën e hasur të një takimi mes Metës dhe zyrtarit të DASH, Philip Reeker.
I prononcuar për SYRI TV, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi, pas lajmit të VOA sqaroi se nga ‘institucioni i presidentit nuk ka pasur asnjë kërkesë nga çdo lloj niveli për takim me Reeker’.
Më herët, një zëdhënës i ambasadës amerikane i tha Zërit të Amerikës se “për arsye të ndërtimit të agjendës, këtë herë nuk ishte i mundur një takim me presidentin Meta”.
Ndihmës Sekretari i Shtetit në Detyrë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Ambasadori Philip T. Reeker zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin shqiptar ambasadori Reeker u takua ndër të tjera me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.