Në bregdetin e Oregonit në SHBA është gjetur një peshk gjigand shumëngjyrësh. Peshku Opah, i njohur ndryshe si peshku i hënës u zbulua në Sunset Beach në Seaside, një qytet në anën veriperëndimore të shtetit.
Krijesa shumëngjyrëshe, rreth një metër e gjatë kishte një përzierje të argjentë dhe të kuqërremtë të ndritshme dhe luspa portokalli me pika të bardha.
Peshku është i rrallë në bregdetin e Oregonit.
Keith Chandler, menaxheri i përgjithshëm i Akuariumit Seaside, tha për CNN: “Ata janë peshq mjaft të mrekullueshëm dhe normalisht nuk i shohim në breg. Ishte mjaft emocionuese për vendasit”.