Shoferi i autobusit, i cili shkaktoi tr agjedinë në Kroaci ku 10 shqiptarë të Kosovës humbën jetën dhe 45 mbetën të pl agosur është arr estuar.
Zëvendësi i Prokurorit Komunal të Shtetit në Kroaci, Slavko Pranjic u shpreh se shoferi i autobusit që u aks identua mëngjesin e sotëm në Kroaci ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment.
“Shoferi u arr estua nën dyshimin për drejtimin e automjetit në mënyrë të papërshtatshme. Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani për tani. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do ta përcaktojmë atë më vonë” tha zyrtari kroat.
Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh ka deklaurar se në spitalin rajonal të Slavonski Brod janë pranuar rreth 45 persona të lënduar, ku 15 prej tyre janë në gjendje të rëndë.