Nora Gjakova ka fituar medaljen e Artë në Lojërat Olimpike që po zhvillohet në Tokio të Japonisë.
Nora në finale mposhti francezen Sarah Leone Cysique në kategorinë e xhudos deri në 57 kilogram.
Kjo është medalja e dytë e Artë Olimpike në këto Lojëra pas asaj të Distria Krasniqit.