Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka folur për gjendjen e të lën duarve në aks identin e rëndë në Kroaci ku mbetën të v d ekur 10 qytetarë të Kosovës.
Në një lidhje direkte në T7, Ermina Lekaj tha se është duke qëndruar me disa familjarë të personave që u a ksi dentuan dje. “Jam me disa familjarë, po nuk e kam parë të arsyeshme që unë t’ju tregoj që anëtarët e familjes së tyre e kanë humbur jetën”, shtoi ajo.
Ajo tha se njëri nga prindërit që po kërkonte fëmijën e tij, nuk ka mundur as ta njohë për shkak se ishte në gjendje të rëndë. “Sipas të dhënave që kam, një baba nuk ka mundur që ta njohë fëmijën e vet në gjendje si e ka pa, drejtpërdrejtë kam fol me babanë e saj, është shumë e dhimbshme nuk kam fjalë se si ta përshkruaj”, thotë ajo.