Alinda I., 37-vjeçe, po udhëtonte me katër nga pesë fëmijët e saj në autobusin e linjës Frankfurt-Prishtinë, kur nga pla gët e marra prej a ks identit të autobusit ndërroi jetë në Slavonski Brod të Kroacisë të dielën.
Të gjithë fëmijët e saj kaluan pa lën dime, raporton e përditshmja kroate “Jutarnji List”. Sot, në spitalin e Slavonski Brod janë ende të shtrirë fëmijët e saj. Atje kanë mbërritur babai i tyre, bashkëshorti i Alindës, Can I. dhe gjyshi i tyre, Arif Kikaj.
Për Arif Kikajn, i cili mbërriti në Slavonski Brod nga Peja, emocionet janë të ndara. Vajza e tij 37-vjeçare, Alinda, v diq të dielën. Ai qan derisa flet për të bijën.Të gjithë fëmijët e saj kaluan pa lë ndime. Kur Arifi përmend fëmijët, mes dy syve të tij të përlotur, i shpëton edhe një buzëqeshje e zbehtë, raporton nga vendngjarja gazeta kroate Jutarnji List.