Dhjetë shqiptarë humbën dje jetën në Kroaci nga aksi denti tra gjik pas daljes nga rruga të autobusit me të cilin po udhëtonin nga Gjermania në Kosovë.
Shoferi e pranoi fajin duke deklaruar se për një moment e zuri gjumi mbi timon, çka solli edhe daljen nga rruga të autobusit. Një ekspert kroat për aksidentet rrugore Stanko Smodlaka, u shpreh për mediat kroate se aksi dente të tilla ndodhin në orët e para të mëngjesit, pasi drejtuesi i autobusit është i lodhur nga nata.
“Unë nuk i di detajet e asaj tra gjedie, por nëse përcaktohet se nuk ka gjurmë të frenimit dhe rrëshqitjes në rrugë, atëherë njëqind për qind shoferin e ka zënë gjumi. Nëse nuk ka g jurmë në trotuar, atëherë kjo do të përjashtonte gjithashtu mundësinë që goma të ketë shpërt hyer, sepse nëse kjo do të kishte ndodhur, do të duhej të kishte gjurmë edhe në trotuar. Aks idente si ky, të cilat ndodhin në orët e para të mëngjesit, ndodhin sepse njerëzit i zë gjumi veçanërisht nëse ata kanë drejtuar makinën tërë natën” tha Stanko Smodlaka.
Ndërkohë që ka theksuar se përgjegjësit e kësaj tra gjedie do të ndëshkohen në bazë të ligjit kroat.
Ndërkohë një shofer kroat me eksperiencë më shumë se 20 vjeçare në udhëtimet ndërkombëtare ka theksuar edhe njëherë vështirësitë me të cilët shoferët kosovarë ndeshen.
“Kur ka dy shoferë, atëherë pushimet për shkak të lodhjes së shoferit nuk duhet të bëhen, ata thjesht i dorëzojnë timonin njëri-tjetrit. Problemi është nëse këta shoferë kanë bërë një udhëtim tjetër një ditë më parë dhe nuk kanë arritur të pushojnë, pasi punëdhënësi i dërgoi ata në rrugën për në Prishtinë. Unë e di që shoferët, veçanërisht nga Kosova kanë edhe një problem tjetër të madh sepse ata mbahen në kufij për disa orë dhe pastaj mbase shkelin disa rregulla për të arritur në destinacion në kohë” tha ai.