Mëngjesin e të dielës një autobus i linjës Frankfurt – Prishtinë u ak sid entua në Slavonski Brod të Kroacisë ku humbën jetën 10 bashkatdhetarë e dhjetëra të tjerë u lën duan.
Deri te momenti tr agjik, gjithçka shkoi mirë, madje kishte muzikë e plot hare. Kështu ka pohuar njëra prej pasagjereve të autobusit që u aks identua dje në Kroaci.
“Gjithçka ka qenë duke shkuar mirë, shoferët kanë qenë shumë të mirë, kishte muzikë, këngë…pastaj në Zagreb shoferët u ndërruan dhe shoferi që kishte qenë duke vozitur vajti për të fjetur”, ka thënë ajo.
Indeksonline ka siguruar pamje nga atmosfera në autobus, para se të ndodhte ak sidenti tr agjik. Në ato momente ishte lëshuar kënga “Thërret Prizreni mori Shkodër”, teksa pasagjerët po këndonin njëzëri.