Nisur nga parashikimet për valën e nxehtësisë që do të pr ekë vendin tonë duke nisur nga dita e sotme me temperatura deri në 41 gradë Celsius, Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar që strukturat e mbrojtjes civile të vijojnë të jenë në gatishmërinë të plotë për menaxhimin e situatave të shkaktuara nga z jarri.
Ministria u bën thirrje gjithashtu qytetarëve që të jenë të kujdesshëm në zonat ku paraqitet rr ezik më i lartë dhe të gjithë ata që shkaktojnë situata të tilla nga pakujdesia apo të qëllimshme do të vihen përpara përgjegjësisë pe nale.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes
Duke vlerësuar situatën e shkaktuar nga zj arret në vëndin tonë gjatë muajit korrik kemi pasur një rritje të ndjeshme në numër të zjar reve, kjo si pa sojë e thatësirës së krijuar nga kushtet e motit e cila ka favorizuar marrjen e përmasave të zja rreve dhe zgjatjen e tyre në kohë.
Të gjitha kapacitetet dhe strukturat e emergjencave civile kanë punuar për normalizimin e tyre dhe janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate emergjente të mundshme. Aktualisht është aktive një vatër zj arri në pyllin e Krastës, Bashkia Krujë e cila është vënë nën kontroll nga forcat operacionale të cilat po punojnë për shuarjen e tij.