Aksi denti tra gjik në Kroaci ku humbën jetën 10 qytetarë kosovarë dhe mbetën të plag osur 40 të tjerë, ka bërë që shoferi i famshëm kroat, Juraj Sebajl, të japë disa leksione dhe t’u tregojë shoferëve se si të shpëtojnë jetën e tyre dhe të së tjerëve, kur ndihen të lodhur në timon.
Ai u ka bërë apel të gjithë shoferëve që kur të ndihen të lodhur, të hapin krahun dhe të marrin kohën e mjaftueshme për të pushuar.
“Kur bëhet fjalë për lodhjen, s’ka he ronj, nuk ka tr ima dhe askush nuk është supernjeri. Njerëzit më së shpeshti gabojnë kur mendojnë se do të humbasin disa orë. Sakri fikoni 20 minuta dhe pushoni kudo që të shkoni”, ka shkruajtur Sebajl krah një video të publikuar në “Facebook” ku zbulon “hilen” se si të freskoheni gjatë vozitjes.
Sipas tij, 15-20 minuta gjumë janë të mjaftueshëm, teksa u bën thirrje shoferëve që mos të flejnë më gjatë pasi mund të futen në një fazë gjumi të thellë.
Ai gjithashtu u thotë shoferëve që të dalin dhe të shëtisin në mënyrë që truri i tyre të marrë kohën e mjaftueshme, për t’u qetësuar dhe për t’u ndjerë gati dhe për t’u nisur përsëri për rrugë.