Lajme

Tërmeti në Lezhë, pushuesit kanë fjetur jashtë dje/ Ja çfarë ka ndodhur





Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë mbrëmjen e kaluar në qytetin e Lezhës por dhe ne zonën bregdetare te Shëngjint.

Tërmeti 3.6 ballë i shkallës Rihter nxori nga banesat e hotelet pushuesit në Shëngjin. Epiqendra e tërmetit, ka qenë 3 kilometra në Veri-Perëndim të Lezhës, ndërsa thellësia ka qenë 11 kilometra.

Fatmirësisht nuk janë raportuar dë me materiale, por një panik i madh te qytetarët dhe pushuesit në zonën bregdetare.

Të trembur nga lëkundja, ata kanë zbritur menjëherë në rrugë e sheshe shumë prej tyre janë futur në makina për të kaluar momentet e panikut që kanë përjetuar apo të tjerë kanë kaluar orë të tëra në shezlongë buzë detit nga fri ka e ndonjë lëkundjeje tjetër.





MË TË LEXUARAT

To Top