Lajme

E la tërmeti pa shtëpi, prek me fjalët 76-vjeçarja: Kam dy vite që fle te kasollja e gomarit, kur do ma bëjnë shtëpinë kur të jap shpirt unë





Kjo e moshuar nga fshati Mazhe e vogël e Krujës po kalon verën e dytë në kasollen e gomarit. Fatushe Masha ende s’ka informacion nëse do të ndërtohet apo jo një banesë për të pas dë meve që i shkaktoi tërmeti.

“Thonë do i bëjnë banesat po kur, kur të vd es unë jam 76 vjeç me shumë sëmundje. Vetë më kanë nxjerrë e më lanë këtu s’kam ku të vete u bë një vit e gjysmë”.

Jeton vetëm me të ardhura minimale dhe para disa muaj apeloi për ndihmë përmes abc. Ndaj thirrjes së saj për t’u ushqyer pak më mirë ju përgjigj një cift nga Fushë Kruja.

“Nuk shkoj dot në komunë se jam e sëmurë. Për ndihma”.





MË TË LEXUARAT

To Top