Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku një 17-vjeçare i është ma rrë je ta nga gjyshi i saj dhe xhaxhallarët.
BBC njofton se ngjarja raportohet të ketë ndodhur në shtetin verior të Uttar Pradesh, në një nga zonat më të varfra dhe më pak të zhvilluara në vend.
“Vajza agjëronte. Në mbrëmje veshi një palë pantallona dhe një bluzë dhe kreu ritualet fetare. Kur gjyshërit e panë, e kundërshtuan menjëherë veshjen. Neha (adoleshentja që u v ra) iu përgjigj se xhinset janë bërë për tu veshur dhe se ajo do t’i vishte”, tha nëna e saj.
E ëma thotë se ndërsa e bija qendronte pa ndjenja, vjehrri kishte thirrur një taksi për ta çuar mbesën në spital.
“Ata nuk më linin t’i shoqëroja, kështu që lajmërova të afërmit e mi të shkonin në spitale për të gjetur vajzën, por nuk e gjetën atë,” tha zonja Paswan.