Lajme

Europa po vuan nga vapa e madhe, po në këtë vend temperaturat janë -8 gradë/ Ka rënë dëborë e madhe





E ndërsa Europa po përballet me valën e të nxehtit afrikan, jugu i Brazilit është përfshirë nga i ftohti ekstrem dhe rreshje dëbore, të cilat janë të pazakonta në këtë muaj.

Mbrëmjen e djeshme më shumë se në 30 zona në Rio Grande Do Sul kanë rënë rreshje dëbore, ndërsa temperaturat shkuan deri në -8 gradë Celcius. Temperaturat pritet të bien edhe në vende të tjera si Parana dhe Santa Catarina.

Ndërkohë krejt e kundërta ndodh në Europë në këto ditë, ku në disa vende temperaturat kanë arritur në mbi 40 gradë Celsius.

Borë dhe temperatura deri në -8 gradë celsius në Brazil - Shqiptarja.com





MË TË LEXUARAT

To Top