Lajme

Ngjarje e rëndë! Raportohet se punëtori shqiptar ka humbur jetën në Itali





Një punëtor shqiptar në Terni të Italisë ka humbur jetën nga një aksi dent në punë. Vik tima është 60 vjeç, raporton Ansa, por nuk bën të ditur identitetin.

Sipas shtypit italian, 60-vjeçari shqiptar ishte punonjës i një kompanie private të specializuar për pastrimin e kanalizimeve.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, shqiptari u shtyp nga automjeti i punës në një terren të pjerrët në rrethana ende të paqarta. 60-vjeçari humbi jetën menjëherë për shkak të dë mtimeve të rënda. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes.





MË TË LEXUARAT

To Top