Vjosa dhe Fatos Berisha janë emra të njohur të ekranit në Kosovë, të cilët publiku i ka parë gjithmonë përkrah njëri-tjetrit në projekte të ndryshme filmike. Këtë të shtunë, çifti i njohur nga Prishtina kanë folur në 21 Gradë të RTV21 për kohën kur kanë nisur lidhjen e tyre, takimin e parë, si dhe për projektet e tyre.
Si gjithmonë të buzëqeshur e mbështetës ndaj njëri-tjetrit, çifti zbuluan se fati i ka vënë përballë një sfide. Vjosa ka treguar se në muajin mars është diagnostikuar me ka ncer në vezore dhe tanimë pas operimit po trajtohet me kimioterapi.
Ajo ka thënë se është shumë falënderuese ndaj personelit mjekësor për kujdesin ndaj saj në këtë periudhë. Vjosa ka dhënë një mesazh motivues për të gjitha gratë dhe bashkëshortët e tyre që përballen me këtë sëmundje.
Përkundër se po kalon në një periudhë kur kujdesi ndaj shëndetit të saj duhet të jetë maksimal, Vjosa nuk po ndalet nga angazhimet për përgatitjet e PriFest, i cili do të mbajë edicionin e 13-të me datat 24-29 gusht.