Një grua që ka ngelur shtatzënë me xhaxhain e mikes së saj të ngushte shprehet se është dashuri me shikim të parë pavarësisht moshës 16-vjeçare.
Jami Bouwer, 27 vjeç, ishte vetëm 12 vjeç kur u takua me partnerin e ardhshëm Nolte Lourens, 43 vjeç, ndërsa vizitoi shoqen e saj Nikita në 2007.
Ajo pëlqente gjithmonë djemtë më të mëdhenj se vetja dhe u mahnit nga xhaxhai i shoqes, por vetëm në Dhjetor të 2020 rrugët e tyre u kryqëzuan dhe fati i tyre u vulos.
Ata u takuan nga një organizim të rregulluar nga shoqja e tyre Nikita dhe që nga ajo kohë, kanë qenë të pandarë. Prej 7 muajsh jetojnë bashkë dhe presin që të bëhen prindër muajin e ardhshëm.
”Unë e pashë për herë të parë në 2007, isha vetëm 12 vjeç dhe ai ishte rreth 27. Duket çmenduri dhe padyshim që nuk u bëra lëvizje. Unë u bëra shumë shoqe me mbesën e tij në atë kohë dhe që atëherë e kam dashur xhaxhain e saj simpatik. Për mua, padyshim që ishte dashuri me shikim të parë, që nga dita e parë që e pashë e dija që ai ishte për mua”.
Pastaj në fillim të vitit të kaluar, Nolte më në fund ra në kontakt me Jamin dhe çifti kaloi muaj duke biseduar në WhatApp, ku më pas zyrtarizuan dhe lidhjen e tyre.