Lajme

”Kjo është thirrja e fundit!” Tifozat Kuq e Zi paralajmërojnë Bashkinë e Korçës: Nëse këngëtari serb këndon aty, do ndahemi trup më trup





Tifogrupi i kombëtares së futbollit, “Tifozat Kuq e Zi” përmes një komunikate të publikuar në rrjetet sociale i bëjnë thirrje Bashkisë së Korçës të anulojë pjesëmarrjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në festën e birrës që do të mbahet në këtë qytet.

Goran Bregovic - Portrait

“Tifozat Kuq e Zi” janë të fundit në valën e madhe të atristëve dhe personazheve të shumtë publikë që kanë reaguar ashpër prezencës së Bregoviç në Korçë.

Ka disa arsye për këtë, ndonëse Bashkia mund të kishte zgjedhur disa këngëtarë shqiptarë si një gjest i mirë kur të gjithë e dimë se si pandemia e ka vështirësuar artin në vendin tonë, ajo zgjedh të ftojë një këngëtar serb që dikur këndonte për të frymëzuar ushtrinë e Millosheviçit në masakrat ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Për arsye të ngjashme Bregoviç është ndaluar të këndojë edhe në Poloni dhe Ukrainë.

REAGIM I PLOTË I TIFOZAVE KUQ E ZI: Tifozat Kuq e Zi, përmes kësaj thirrje, ftojnë Bashkinë e Korçës të tërhiqet nga agjenda e planifikuar për festivalin e birrës.

Ne deri sot kemi marrë shumë kërkesa nga anëtarët tona nga gjitha trevat që të ndalojmë me trupat tanë paraqitjen e këngëtarit serb që motivonte paramilitarët serb me këngët e tij për të bërë masakra mbi popullatën civile në shumë qytete të Kosovës.

Afro 2000 v arreza janë të hapura pa va rre në Kosovë sepse kr imi nelet i zhduken edhe trupat. Për më tepër radiot në Serbi ndalojnë transmetimin e këngëve të Dua Lipës e Rita Ores vetëm se ato janë shqiptare. Prandaj para këtij rac izmi shtetëror që i’u bëhet shqiptarëve nuk do ti mbyllim sytë. Në mënyrë që festivali të mbahet dhe të mos përfundoj ashtu si nuk duhet, ne edhe njëherë po e përserisim: TËRHIQENI Bregoviçin nga festivali i Korçës.





MË TË LEXUARAT

To Top