Poni është një nga këngëtaret më të dashura shqiptare dhe numëron një numër të lartë ndjekësish në llogarinë e saj në “Instagram”.
Por pavarësisht kësaj ajo është një artiste është shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj private.
Fotot që poston me djalin në rrjetet sociale janë të rralla, ndërsa fotot me bashkëshortin pothuajse mungojnë. Megjithatë, sot Poni ka vendosur të bëjë një përjashtim dhe të ndajë një moment krah dashurisë së saj.
Djali i saj ka festuar së fundmi ditëlindjen dhe Poni nuk na e kurseu një super fotot e dedikim të ndjerë. “Në këtë orë, para 10 viteve erdhe në jetë ti dritë e syve të mi! Faleminderit zot për bekimin më të madh në jetë! U bëfsh 100 vjeç shpirti im i bukur”,- shkruan ajo krah fotos së tij.