Reperi i mirënjohur, Viktor Palokaj, i njohur si Rebel a.k.a Unikkatil, ka reaguar për ftesën që Bashkia e Korçës i ka bërë këngëtarit serb, Goran Bregoviç, për të marrë pjesë në Festivalin e sivjetëm të Birrës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Unikkatil është shprehur plot mllef ndaj organizatorëve të Festivalit, duke thënë se kjo e tregon nivelin e respektit që kanë për t orturat dhe v rasjet që Serbia i ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Sipas tij, ndëshkimi më i mirë do të ishte bojkotimi i koncertit dhe birrës Korça. “Ndëshkimi mà i mirë ish kônë nëse bojkotohet ai koncert e sidomos ajo birrë e karit përgjithmonë.”, ka thënë ndër të tjera ai.