Besimi se vjehrra “përzihet” sa i përket nuses së ardhshme të djalit, pasi që “asnjë vajzë nuk është e mirë për djalin e saj”, tashmë qarkullon nëpër botë.
Por një nënë ka ndërprerë momentin, kur djali i saj po bëhej gati që t’i propozojë martesë vajzës me të cilën ishte në lidhje. Në fakt djali i ri kishte shkuar me të dashurën e tij në periferi të qytetit, me qëllim që ta pyes nëse dëshiron të martohet me të.
Ai kishte planifikuar t’i propozojë partneres në të cilën është marrëzisht i dashuruar, por ishte e ëma e tij që prishi momentin më romantik – duke u deklaruara nga prapavija duke bërtitur: “jo, jo, jo”.
E kur të gjithë menduan se ai do të vazhdojë me propozimin, djaloshi ia ktheu shpinën dhe shkoi te nëna e tij – më pas pasoi deklarata që shokoi të gjithë. “Nëna tha se e di çfarë është më së miri për mua”, ka përfunduar ky djali i ri që u vërshua nga një “lumë” komentesh negative për shkak të veprimit të tij.
https://v16-web.tiktok.com/video/tos/useast2a/tos-useast2a-ve-0068c002/8ecd4284804b44878148a489b005346d/?a=1988&br=3580&bt=1790&cd=0%7C0%7C1&ch=0&cr=0&cs=0&cv=1&dr=0&ds=3&er=&expire=1628396201&ft=Q9BExE3W_4ka&l=202108072216330101901851301C35670C&lr=tiktok_m&mime_type=video_mp4&net=0&pl=0&policy=2&qs=0&rc=M250bnB1Nmp3NTMzNzczM0ApOjszZTplOWQ1NzdlZjc3O2dyLi42c2ZwbWVgLS1kMTZzczUzYTI0LWJeXzQ1MzBgMjA6Yw%3D%3D&signature=d86ce5d35b2cbac7ec4bd6c1547db91c&tk=tt_webid_v2&vl=&vr=