Ismail Morina i njohur si Ballist Morina, i cili bëri bujë në vitin 2014 pasi shpalosi me një dron flamurin e Shqipërisë Etnike mbi stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, së fundmi i ka habitur të gjithë me një status në rrjete sociale. Edhe pse shqiptarët janë kundër, ai i ka uruar mirëseardhjen në Shqipëri këngëtarit serb, Goran Bregoviç.
Morina shkuran se Bregovic nuk ka nxitur kur rë urrejtje kundër shqiptarëve me këngët e tij dhe në vitin 1983 ai ka realizuar një këngë në gjuhën shqipe, Rroka Mandolinën (Kosovska).
Postimi i plotë i Ballistit: Lidhur me pjesëmarrjen e këngëtarit Goran Bregoviç në festën e birrës së Korçës dhe strumentalizimit të panevojshëm të ktij rasti.
Nuk më rezulton askund qe ky njeri tu ketë kënduar të ashtuquajturve “Tigra t’arkanit” ,”çetnikëve” (ashtu si pretendohet) apo me këngët e tij dhe me ndikimin e tij të ketë nxitur urr ejtje nga ana serbve kundrejt shqiptarve,përkundrazi në vitin 1983 si rrok-band “Bjele Dugme” ka realizuar nji këngë në gjuhë shqipe Rroka Mandolinën (Kosovska) dhe që ka pasur sukses të jashtëzakonshëm.
Unë përsonalisht do i isha ZOTIT falënderues nësë të gjithë serbët do ishin si Goran Bregoviç dhe do kisha qenë shumë i disponuar për nji miqësi shqiptaro – serbe. Përshtypja ime qëndron se ktu po çohet pluhur për nji diçka qe nuk përfaqson rrezik, por për t’mbuluar nji diçka qe përfaqson shumë rrezik, vendimet antikombtare te kryeministrit të vëndit dhe përçarja kombtare qe po shkakton me kto vendime, pra shkputje vëmendje nga ngjarje me peshë. Mirë se vjen zotri Goran Bregoviç!