Një nga konkurrentet më interesante që mori pjesë në audicionet e “Për’puthen” në Berat ishte vajza me emrin Xhensi.
Ajo rrëfeu se ka pasur eksperiencë me një vajzë dhe nëse do të jetë pjesë e sezonit të tretë të Për’puthen, thotë me bindje se nuk do të dalë beqare.
“Tani në kohën e Covidit kam ikur jashtë, kam bërë teste vetëm për të takuar personin që kam dashur. Në fund, ja ku jam vetëm. A ia vlen të vuash për dashuri? Jam e sigurt se nga Për’puthen që pa të dashur nuk do të dal. Tani të jenë aq shumë meshkuj brenda… Vetëm po më pëlqeu ndonjë femër, të dal me një femër. Kam pasur eksperiencë me një vajzë. Ka qenë më mirë se me një djalë se të kupton më mirë. Nuk mund të them që jam e orientuar, varet kush të bën më para për vete, një mashkull apo një femër”, tha Xhesi.
Xhesi pati edhe një “takim” të shkurtër me Atdheun, të cilit i tha se është shumë i mirë por që do të shihte djemtë e Për’puthen 3. Pasi e refuzoi dhe Atdheu u largua, Xhesi e ndoqi për t’i dhënë një puthje në qafë.