Cistat epirdermoide janë dukuri relativisht e zakonshme për shumë njerëz. Disa i referohen cistave epidermoide si cista dhjamore, por kjo është gabim.
Sipas klinikës Mayo, cistat dhjamore vërtetë janë të rralla dhe origjinën e kanë nga gjëndrat dhjamore. Zakonisht pa dhi mbje, cistat epidermoide shpesh nuk kërkojnë trajtim.
Megjithati, nganjëherë infeksioni ose paraqitja e tyre mund të çojë deri në kërkimin e një mënyre për largimin e tyre. Ndërsa sigurisht që ka mënyra mjekësore për të trajtuar këto cista, shumë njerëz zgjedhin një mënyrë natyrale për shërimin e tyre.
Aloe Vera
Aloe Vera ka qenë prej kohësh dhe ende përdoret si një agjent qetësues i lëkurës. Ju mund të aplikoni direkt tek cista për rezultate më të shpejta ose ju mund të pini lëng Aloe Vera.
Uthulla e mollës
Acidi acetik që gjendet në uthull të mollës është një agjent i dobishëm në luftën kunder cistave.
Ai punon për të mbrojtur lëkuren nga bakteret dhe vret infeksionet. Aplikojeni direkt uthullën e mollës në zonat e infektuara dhe mbuloni me një fashë.
I njëjti proces duhet të kryhet për disa javë.
Cista do të thahet dhe do të zhduket, ndërsa pastaj zona duhet të mbahet e pastër që lëkura e re të zhvillohet brenda jave.
Qumështi
Qumështi është një tjetër mundësi për heqjen e cistave. Thjesht aplikojeni qumështin në vendin e cistës me anë të një pambuku.
Me përdorim të përsëritur, cista do të reduktojë madhësinë dhe do të shërohet shpejtë.
Mjalti
Mjalti është dëshmuar të jetë një aleat i madh i lëkurës dhe gjithashtu ndihmon në heqjen e cistave.
Vendos mjaltin direkt në zonën e infektuar dhe mbuloni me një leckë gjatë natës.
Aplikimi i rregullt siguron shërim të shpejtë.
Vaji i Kastorit:
Ky vaj bën reduktimin e menjëhershëm të madhësisë së cistës, madje shpesh edhe brenda natës.
Aplikojeni në zonën e infektuar në mënyrë të përsëritshme dhe zhdukni cistat.
Është me rëndësi të këshilloheni me dermatologun tuaj për metodat alternative që vendosni t’i aplikoni.