Një nënë e re ka lindur një vajzë, e cila duket se është më e madhe se ajo, për shkak të një gjendje të rrallë.
20-vjeçarja lindi një vajzë me gjendjen “Benjamin Button”, e quajtur ndryshe edhe sindroma “Hutchinson-Gilford”. Kjo shkakton te njerëzit plakje më të shpejtë se zakonisht. Ngjashëm me personazhin e Brad Pitt në filmin “The Curious Case of Benjamin Button”, vajza e vogël lindi me duar të deformuara dhe lëkurë të rrudhosur.
Sindroma, e quajtur edhe plogeria, është një gjendje gjenetike që prek fëmijët nën dy vjeç dhe shkakton plakje të parakohshme.
Familja e Afrikës së Jugut mbeti e shkatërruar pasi fotografitë e foshnjës u shpërndanë shumë shpejt në internet. Ata janë ndjerë keq nga komentet e shumta që e cilësojnë vajzën si “një grua e moshuar”.
Mediat lokale kanë shkruar se e reja lindi në shtëpinë e saj të hënën, në qytetin e vogël të Libode. Një ambulancë nuk arriti në kohë dhe nëna 20-vjeçare me vajzën e saj, u dërguan në spital pas lindjes.