Leximi

Djali i vogël tregon një sekret të babait para klasës/ Mësuesja bën veprimin që do mallëngjej





Një mësues është një nga njerëzit më të rëndësishëm në jetën e një fëmije. Nancy Bleur është një mësuese kopshti, ajo është 54 vjeçe dhe konsiderohet nga të gjithë shumë e zgjuar, e kujdesshme dhe e adhurueshme. Ajo i do nxënësit e saj dhe bën gjithçka për t’i bërë fëmijët të ndihen mirë.

Një ditë, Nancy kuptoi se Camden, një fëmijë 4-vjeçar, nuk po sillet si zakonisht, shkruan ShkodraNews. Kështu që vendosi të fliste me të për të kuptuar nëse kishte ndodhur ndonjë gjë. Fëmija filloi të fliste me të për të atin dhe kur zbuloi sekretin e burrit, gruas iu thye zemra.

Nancy ndjeu se duhej të bënte diçka shpejt. Babai i të voglit Camden, Darreld Petersen, 34 vjeç, ishte shumë i sëmurë.. Nancy ishte shumë e shqetësuar për gjendjen e burrit dhe kështu ishte fëmija, sepse u vu re se situata në të cilën jetonte fëmija në familje ishte shumë e trishtë.

Veshkat e Darreld nuk funksiononin mirë. Mjekët thanë se ata punonin vetëm në 20% dhe prandaj duhej t’i nënshtroheshin shpesh sesioneve të dializës. Sa herë që babai i tij shkonte në spital, Camden i vogël ishte i tmerruar sepse gjithmonë mendonte se do të ishte hera e fundit që e shikonte.

Ajo vendosi t’i telefononte babait të djalit të vogël. Nancy ishte e vendosur ta ndihmonte këtë familje, por çfarë mund të bënte ajo? Ndoshta ju mund të mendoni se ajo ofroi ndihmën e saj për t’u kujdesur për fëmijët, ose për të dalë me ta shëtitjr.

Jo. Nuk ndodhi kështu! Sepse Nancy bëri shumë më tepër. Ajo i ofroi Darreld-it një nga veshkat e saj. Pothuajse mrekullisht doli se ato ishin të pajtueshme, gjë që do të thoshte se ata do të duhet të plotësonin disa dokumente për të vazhduar. “Jam shumë e kënaqur, shumë e emocionuar. Përndryshe unë nuk e di se çfarë mund të bëja “, thotë Nancy.

Babai i Camden-it ishte i impresionuar nga oferta e jashtëzakonshme e Nancy-t, ai ishte i lumtur sepse ajo do t’i shpëtonte jetën. “Është fantastike. Ka njerëz që shpresojnë çdo ditë për të marrë veshkë ose ndonjë organ tjetër. Më dha një mundësi të re për të jetuar”, thotë Darreld në ABC NEWS.

Kur familja zbuloi se Nancy dhe Darreld ishin të pajtueshëm për donacionin, ata vendosën ta befasonin duke i çuar lule në shkollë. Camden-i nuk mund të ishte më i lumtur, mësuesja i tij e kishte ndihmuar të shpëtonte jetën e babait të tij.





MË TË LEXUARAT

To Top