Një imam i quajtur Abu Rumaisa, i cili shërben në xhaminë e Braunschweig në Gjermani, gjatë një ligjërate e të tij iu ka bërë thirrje shqiptarëve qe e frekuentojnë këtë xhami që flamurin shqiptar ta ‘hedhin në koshin e pl ehrave’.
Një person e kishte pyetur se a mund ta mbajë një aksesor me flamurin shqiptar që ia kishte dhuruar një shqiptar.
“Hidhe në bërllog”, u përgjigj menjëherë imami Abu Rumaisa duke shtuar se ky flamur përfaqëson qafirat dhe jo myslimanet dhe është kundër islamit. Si ka ardhur tek ky përfundim ky imam nuk dihet.