Leximi

Duhet ta bëni patjetër nëse doni të jeni mirë me shëndet! Këto janë mënyrat se si mund të pastroni depozitën tuaj





Në mungesë të ujit të rrjedhshëm 24 orë, shumë qytetarë përdorin në shtëpitë e tyre ujë që vjen nga depozitat personale.

Por depozitat nëse nuk pastrohen shndërrohen në një vend grumbullimi për mikrobe të shumta që kontaminojnë ujin që derdhet aty duke u kthyer kueshtu në faktor rre ziku për shëndetin e qytetarëve.

Ky pastrim ka për qëllim që të heqë mbetjet e ngurta të cilat precipitojnë me kalimin e kohës në fund të depozitës si dhe të pastrojë faqet e brendshme të pajisjes duke përdorur dezinfektantë kimikë.

Hapat që duhet të ndiqen për pastrimin e ujit të depozitave
AgroWeb.org ju udhëzon të pastroni mirë nga jashtë depozitën, duke e larë me ujë të rrjedhshëm dhe të bollshëm;

Mbyllni valvulat e tubacioneve të furnizimit me ujë;

Boshatisni plotësisht depozitën e ujit;

Zhvendosni të gjitha mbetjet që kanë precipituar në fund të pajisjes, duke përdorur doreza;

Pastroni faqet e brendshme të depozitës së ujit duke përdorur një furçë dhe pastaj një shtupë të re, në mënyrë që të garantohet një pastrim sa më i plotë i pajisjes nga brenda;

Shpëlani me ujë të rrjedhshëm me presion faqet e brendshme të depozitës, derisa të pastrohen plotësisht; Dezinfektoni sipërfaqen e brendshme të depozitës, sipas përshkrimit të mëposhtëm:

Si bëhet dezinfektimi i sipërfaqes së brendshme të depozitave?
Pasi është pastruar nga brenda depozita, bëhet dezinfektimi i sipërfaqes së brendshme të saj sipas njërës prej dy mënyrave të mëposhtme:

Përgatitet tretësira dezinfektuese duke përdorur 1 kg klor për 5 litra ujë.

Tretësirën e përftuar e vendosim në një enë dhe me ndihmën e një shtupe të re fërkojmë të gjithë sipërfaqen e brendshme të depozitës.

Kjo tretësirë dezinfektuese duhet të lihet të qëndroje për të paktën 30 – 60 minuta.

Rekomandohet që ky veprim të bëhet para orarit të furnizimit me ujë të pijshëm nga rrjeti shpërndarës i ujësjellësit.

Shpëlahet depozita me ujë të pastër dhe të bollshëm për të eliminuar të gjithë përzierjen e klorit të mbetur në të.

Më pas bëhet dhe larja e dytë me sodë, në mënyrë që të heqim çdo mbetje të klorit por dhe ndonjë papastërti tjetër.

Duke e larë me sodë depozita do të humbasë aromën e klorit dhe në momentin që të mbushet përsëri me ujë të pijshëm do të jetë plotësisht i pastër.

Shtupën që përdorëm më parë, duhet ta lani me ujë të bollshëm për t’i larguar erën e klorit.

Me ndihmën e një ene të vogël plastike hedhim afërsisht 2 kilogram me sodë dhe ujë dhe më pas e fërkojmë me shupën e pastër.

Në fund e shpëlajmë me ujë të pastër deri sa të jemi të sigurt që i kemi eleminuar mbetjet e sodës.

Mbushet depozita me ujë të pijshëm të ujësjellësit.

Në fund depozita mbyllet hermetikisht me kapak.





MË TË LEXUARAT

To Top