Leximi

Si dhanë për të ngrënë në dasmë/ Fotografi i bën gjëmën çiftit, ua fshiu të gjitha asgjë nuk i la më…





Dasma konsiderohet si një nga ditët më të veçanta të jetës së shumë njerëzve, ditë kjo në cilën ata zakonisht paguajnë shuma të mëdha parash.
Por, një çift amerikan mund të ketë pak për të treguar nga dita e dasmës, pasi dikush ia fshiu fotografitë pas një keqkuptimi.

Një person i cili po planifikonte një martesë me buxhet të ulët, gjeti një fotograf që do ta paguante 250 dollarë. “Ai më bindi duke thënë se nuk i interesonte se si e bëja punën, thjeshtë i interesonte që të mos paguante shumë”, tha fotografi.

Fotografit iu tha se ata nuk lejoheshin të hanin, pasi duhej të ishin të gatshëm për të bërë fotografi të mysafirëve.

“Ata nuk më rezervuan asnjë vend në asnjë tryezë,” tha ai. Ai tregon se i kishte thënë dhëndrit se i duhen 20 minuta pauzë që të shkonte të merrte diçka për të ngrënë, por sipas tij ai i kishte thënë ose të bënte fotografi, ose të largohej pa e marrë pagesën.

Pas kësaj, fotografi ishte nervozuar dhe ishte larguar duke i fshirë të gjitha fotografitë e dasmës. Tutje, ai tregon se nuk do ta bënte një veprim të tillë, nëse ata do t’i ofronin të paktën një gotë ujë dhe pesë minuta pushim.





MË TË LEXUARAT

To Top