Leximi

Këto sikur ndodhnin vetëm në telenovela/ Jetonin bashkë, ajo nuk bënte punët e shtëpisë, shqiptari i bën gjëmën





Deri ku mund të shkojnë justifikimet për dh u nën ndaj partneres? Deri aty sa një i ri që kishte vendosur të bashkëjetonte, fajësoi të dashurën se nuk dinte të dallonte debatin verbal nga dh una fizike. Apo përballimin e përgjegjësive në një lidhje…

Një dosje nga p ol icia, tregon se si një vajzë e re, pasi u grind me të dashurin me të cilin mori një shtëpi me qira pranë zonës së Liqenit, fillimisht e aku zoi atë se i kishte vj edhur banesën e prindërve, ku ai kishte marrë sipas saj disa bizhuteri.

Madje, A.T., sipas drejtorisë vendore, arrin deri aty sa ankohet për të. “Ne të dy kemi pasur marrëdhënie të mira dhe asnjëherë nuk ka degraduar me dh unë. Debatet kanë qenë si çdo çift që jeton, për punët e shtëpisë, gatimin dhe mirëmbajtjen. Bënim debate të tipit, më mirë të kisha pajtuar një pastruese, vinte pastruesja i bënte të gjitha dhe e dashura nuk prekte asgjë me dorë. Më kishte bërë përshtypje kjo gjë dhe kjo papërgjegjshmëri e saj, ne ishim në bashkëjetesë dhe po e njihja dhe disa herë ia kisha vënë në pah shqetësimin”.

I ndodhur në këto gr indje, i riu tregon se e dashura u kthye tek prindërit dhe për ta lënë që të reflektonte, ai për disa javë nuk e telefonoi qëllimisht. Pol icia e pyet të riun se përse e mbante t hikën në banesë dhe a është ajo një arm ë e ftohtë?

Por ndërkohë, e reja insistoi se kur u largua prej tij, ai e kërcënoi: “Do të shka tërroj të gjithë pasurinë që kanë prindërit e tu”.

E reja pretendon se në banesë ishin disa kuti me bizhuteri të shtrenjta, të cilat dikush i ikishte boshatisur dhe që sipas saj, nuk mund të ishte askush tjetër, veç të dashurit me të cilin ajo u grind.





MË TË LEXUARAT

To Top