Kryeministri Edi Rama ditën e sotme bëri një deklaratë të çuditshme në Kuvend duke thënë se vitin e ardhshëm do të dërgojë në hapësirë dy satelitë “Albania 1” dhe Albania 2”.
Pasi shkaktoi të qeshura në seancën e sotme plenare, në rrjetet sociale kanë “plasur” memet e shumta të cilat ironizojnë zotimin e Edi Ramës.
Shumica prej këtyre faqeve satirike i kujtojnë Ramës që të mbajë premtimet dhe mos merret me iniciativa që nuk ka interes problematikat sociale të familjeve shqiptare.