Lajme

Sali Berisha feston datëlindjen e 77-të dhe jep mesazhin: Jam më i motivuar për të vërtetat e mia





Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme feston ditëlindjen e tij të 77-të. Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha shkruan se kjo ditëlindje e gjen atë më të motivuar për të mbrojtur të vërtetat që ai vetë beson dhe me një mision të ri.

Më tej lideri historik i PD-së i shpreh mirënjohje të gjithë atyre personave që e mbështesin dhe janë krah tij, për të përmbushur këtë mision, i cili sipas ish-kryeministrit është vendimtar për fatin e Partisë Demokratike.

“Sot 77 vjec!

Miq, sot jam 77 here i lumtur sepse kjo ditelindje me gjen: – Me te motivuar se k urre ne mbrojtjen e te vertetave qe une besoj dhe,

– Ne nje mision te ri, jetik dhe vendimtar per fatin e Partise Demokratike dhe demokracise ne Shqiperi!

Mirenjohje te pakufishme te Gjithfuqishmit, familjes time, miqve dhe mbeshtetesve te mi ne Shqiperi dhe kudo qe jane, te cilet me besimin dhe mbeshtetjen e tyre bejne te mundur te permbushim se bashku kete mision! Lavdi Zotit! Sb”, shkruan Berisha.

Sali Berisha dhe familja e tij shpallen “non grata” nga SHBA | Ballkani |  DW | 19.05.2021



MË TË LEXUARAT

To Top