Sipas sinoptikanes Lajda Porja, pritet përmirësimi i kushteve të motit duke filluar që sot pasdite.
Kemi një zhvendosje të sistemit të rreshjeve duke na rikther intervalet e kthjellimeve duke bërë që fundjava të jetë me kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti i kthjellët do të jetë prezent sidomos në në ultësirën perëndimore, duke lënë me kthjellime dhe vranësira zonat malore. Nuk parashikohet që të ketë reshje.
Për sa i përket vlerave termike sot ka pasur një tjetër rënie në orët e para të mëngjesit duke bërë që minimalja të jetë 0 ose -1 gradë Celsius në zonat e thella malore, ndërkohë që maksimalja do të ketë një rritje 1-2 Gradë, ku priten vlera 18 apo 19 gradë. Fundjava do të sjellë rritje duke kulumar ditën e dielë ku termometri do të ngjitet në 22 apo 23 Gradë Celsius.
Era do të jetë problematike duke qënë se do të ketë drejtim kryesisht verilindor dhe era e ftohtë do të bëjë që i ftohti të ndihet veçanërisht në orët e para të mëngjesit.