Ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Astirit në Tiranë, ku një apartament është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit. Mësohet se një si pasojë e flakëve, një grua dhe disa persona të tjerë janë hedhur nga ballkoni për t’i shpëtuar zjarrit.
Mësohet se bëhet fjalë për një djalë edhe një grua, ku për pasojë kjo e fundit ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra nga rënia. Nga vendngjarja bëhet e ditur se ka edhe të l ënduar të tjerë.