Meteorologu Hakil Osmani parashikon se fundjave qo të jetë me një mot më të qëndrueshëm, me përjashtim të jugut të vendit që mund të ketë reshje të pakta shiu.
Ndëra përsa i përket javës së ardhshme, parashikohet që të mos ketë reshje shiu dhe moti të jetë i kthjellët.
“Fundjava do të mbetet me mot të qëndrueshëm, mund të ketë reshje të pakta shiu në zonat jugore të vendit.
Pritet që edhe java që vjen kryesisht të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira të pakta më të fokusuara në zonat malore. Sa i përket temperaturave të ajrit pritet që të kthehen në normaliet duke u rritur. Vlerat minimale në zonat malore të regjistrohen deri në 3-4 gradë celcius ndërsa vlerat maksimale do të jenë deri në 24 gradë celcius në ultësirën perëndimore.
Sa i përket reshjeve të shiut, ky fillim jave paraqitet me mungesa të reshjeve të shiut, mund të ketë vetëm të pakta dhe që më pas do ua lënë vendin kthjellimeve. Reshjet e dëborës nuk do të jenë të pranishme këtë javë pasi paraqitet një rritje e temperaturave.”, bën të ditur Osmani.