Lajme

Bëhet parashikimi i motit/ Ja kur nisin reshjet e shiut, në këto zona do të ketë më shumë reshje





Fundjava do të nisë me mot të paqendrueshëm. Vranësirat parashikohen mesatare dhe të dendura, ndërsa prej orëve të para pas mesnatës parashikohen reshje e shtrëngata shiu në veriperëndim e jug, raporton Shërbimi Meterologjik Us htarak.

Gjatë ditës reshjet do të përfshinë pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët. Në veri, jug e bregdet do të vijojnë reshjet e shiut e shtrëngatat e shkurtra me intensitet mesatar e në formë të lokalizuar rrebeshe shiu me rrufe në këto zona.

Ditën e diel moti do të nisë i vranët në të gjithë vendin. Prej orëve të mëngjesit vranësirat do ti lenë vendin motit të kthjellët. Në orët e para pas mesnatës e deri në mëngjes në jug e pjesërisht në qendër reshje shiu në intensitet të ulët. Më tej reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.

Era gjatë së shtunës do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare ndërsa të dielën do të kthejë drejtim nga veriu e verilindja mesatare dhe bregdetin verior e vrullshme. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Meteorologjia: Priten reshje intensive shiu/ Kreu i KESH: Po marrim masat.  Transparencë për opinionin publik - Top Channel





MË TË LEXUARAT

To Top