Lajme

Helmimi i qytetarëve në Krujë, flet deputetja: Kam motrën dhe nipin edhe unë në spital





Deputetja e Partisë Demokratike në Krujë, Merita Bakiu, ka bërë me dije se mes 370 të helmuarëve ndodhen dhe djali, motra dhe pjestarrë të tjerë të familjes.

E shqetësuar për këtë situatë të përsëritur, Bakiu thotë se duhen marrë masa pasi gjendja është bërë kritike.

“Isha mbrëmë deri në orët e vona të mesnatës. Gjendja u duk sikur u stabilizua por në orët e para të mëngjesit shikojmë që gjendja përsëri është bërë kritike. Ka shumë të sëmuirë që po trajtohen në kushtet e shtëpisë. Janë prekur shumë sot moshat e treta. Njerëzit e qytetit të Krujës kanë problem se nuk po furnizohen me ujë. Më shqetëson pjesa e anlizave të ujit, kam të prekur tim bir nga ky infektim, motrën, vjehrrën e motrës dhe pjesëtarë të tjerë. Më shqetëson si do veprohet me qytetarët e Krujës së kemi raste të përsëritura.”, tha ajo.

Ndërkohë që ditën e sotme pranë qytetarëve të qytetit të Krujës ishte dhe deputetja e opozitës, Orjola Pampuri, e cila tha se situata paraqitet skandaloze

“Kushtet linin shumë të dëshiruar. Nuk keni arsye tyë vendosni në dyshim asgjë. Uji është ajo që Rama e inauguroi gjatë fushatës atë tenderin korruptim, kushtet janë ashtu dhe më keq. Kushtet kur të sëmurët po marin sorum janë skandaloze, të thermi realitetin. Sot është prekur jeta e shqiptarëve për korrupsionin e qytetarëve, ne na kushton shumë , nuk dua t politizoj , farë ati j korrupsioni të Ramës ka cenuar qytetarët. Sa ekipe janë për ti ndjekur keta qytetarë në shtëpi cfarë mjekimi, askujt nuk i vlen që situata është rozë kur është e i5tillë sic e shihni ju. Le ti themi gjërta sic janë”, u shpreh Orjola Pampuri.





MË TË LEXUARAT

To Top