Stuhi të fuqishme god itën sot jugun e Italisë për ditën e tretë radhazi duke për mbytur plotësisht disa pjesë të ishullit të Siçilisë.
Pamje dramatike vinin nga qyteti i Catania ku uji vërshonte mes rrugëve të për mbytura. Meteorologët thonë se lindja e Siçilisë po goditet nga një stuhi e rrallë mesdhetare që po njihet tashmë si “Medi-urragan”.
Mbrojtja civile e Italisë ka lëshuar paralajmërime për mot të rëndë për rajonin e Siçilisë dhe atë fqinjë të Kalabrisë.
Agjencia paralajmëronte r rezik ndaj jetës dhe pronës prej shirave të rënda, stuhive dhe erërave të forta. Kryebashkiaku i Catania, Salvo Pogliese, tha se lindja e Siçilisë priste evente të rënda e intensive të motit.
“Nxis të gjithë popullatën të mos dalin nga shtëpitë përveç rasteve të emergjencës, pasi rrugët janë përmb ytur nga uji”, shkruante ai në rrjetet sociale.