Po përflitet se këtë fundvit, festivalin do ta organizojë Ardit Gjebrea. Prej më shumë se 20 vitesh producent i festivalit “Kënga Magjike”, Arditit thuhet se i është besuar ky produksion, ndonëse ai vetë nuk ka konfirmuar ende asgjë.
Mbrëmjen e djeshme, në një video në Instagram Jonida Maliqi tregoi se ishte në shoqërinë e Arditit dhe moderatores Bora Zemani, duke diskutuar së bashku.
Kjo video ka shtuar dhe thashethemet se prezantimi do t’i besohet dy vajzave dhe takimi ka qenë pikërisht për këtë bashkëpunim mes tyre.