Zyra e mbyllur e bashkisë së Krujës ka shkaktuar më shumë revoltë tek qytetarët të cilët kanë dalë në protestë që prej mëngjesit të ditës së sotme duke kërkuar që të bëhej furnizimi i qytetit me ujë të pijshëm dhe që të gjendej përgjegjësi i helm imit masiv që shkaktoi simptoma tek më shumë se 600 qytetarë.
Njëri prej protestuesve kërkoi që të gjendej me patjetër përgjegjësi për he lmimin e familjarëve të tij, duke argumentuar se dicka të tillë nuk e kishte bërë as pushtuesi. Ai kërkoi që të merreshin masat e duhura për të bërë të mundur vënien para përgjegjësisë.
Banori në Krujë:
Nuk ka çfarë të më bëjë serbi kur nuk ngrihem për helmimin e familjes time. Cfarë do më bëjë pushtuesi mëshumë? Të ndërpritet uji një ditë dhe dy ditë nuk ka ndonjë problem., Por të pastrohen rezervuaret të paktën dhe të nja njoftojnë. Po të shohim rezervuaret nuk e di domethënë… Të merren masa dhe të njoftojë bashkia. Cfarë t’I kërkojmë bashkisë, nuk kemi kërkuar asgjë. Pse jam helmuar? Kush mban përgjegjësi për këtë? Më kanë vendosur lakun në fyt. Më kanë helmuar familjen pavarësisht se nuk janë vetëm ata. Mbi 500, mundësisht të shtojnë një zero që nuk kemi shkuar fare. Nuk më intereson politika, më intereson familja ime. Po më helmove familjen cfarë më duhet mua qeveria? Të gjendet përgjegjësi që më ka helmuar familjen. Këtë kërkoj unë.
Më pas banorët janë zhvendosur pranë derës së bashkisë Krujë, ku e kanë gjetur derën të mbyllur dhe kanë vënë në shenjë proteste një bidon uji të boshatisur.
Ata kanë kërkuar gjithashtu që kryetari I Bashkisë Artur Bushi të largohet nga posti që mban pasi nuk ka mbajtur përegjegjësi për situatën me helm imet.